Aktuale

Parashikimi i motit për sot

Edhe ditëve të para të javës mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot I butë, kryesisht me diell.

Në viset e ulëta dhe lugina, në mëngjes priten mundësi për mjegull.

Sipas “Prishtina Weather” , temperaturat do të mbeten mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale që do të luhaten nga +1C deri +3C, e ato maksimale nga 11C deri në 13C.

Era do të fryjë lehtë kryesisht nga jug-juglindja 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale./KosovaPress/