Aktuale

Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me presion të ngritur atmosferik.

Në këto kushte gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranet dhe me periudha të gjata me diell.

Këto masa të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit sipas IHMK-së, do të jenë të qëndrueshme,  duke e zbritur merkurin në termometër nga zero deri -4 gradë Celsius, derisa maksimalet e dites pritet të lëvizin nga 5-9 gradë Celsius.

Reshje shiu nuk parashikohen gjatë kësaj periudhe. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperendimi me shpejtësi mbi  9m/s./KosovaPress/