Aktuale

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga pjesa jugore dhe jugperëndimore e kontinentit.

Sipas IHMK-së, këto masa të ajrit do të fuqizohen duke krijuar kushte për një mot me diell dhe me vranësira  të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7C dei -2C gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës  gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 3gradë deri 7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja e lehtë deri mesatare. /KosovaPress/