Aktuale

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë vendin do të jenë labile dhe si rrjedhoj do të krijojnë kushte për mot të ndryshueshëm me intervale kohore me diell dhe  reshje shiu.

Reshje shiu parashihet te ketë ditën e mërkure dhe te premten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, kurse në viset malore temperaturat do të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s.