Gjatë pesë ditë të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e hënë dhe e marte parashihen të jenë kryesisht me diell me temperatura ndërmjet 16-32 gradë Celsius.
Nga dita e mërkure pritet të ketë ulje të vlerave në fushat barike kështu që gjatë natës dhe ditës së enjte pritet të ketë ulje të lehta të temperaturave maksimale nga të cila do të krijohen kushte që në disa pjesë të vendit të ketë reshje të përcjella me shkarkime rrufesh.
Vlerat minimale e temperaturave do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të arrijnë vlerat ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-8m/s.