Instituti Hidrometerologjik i Kosovës njofton se çfarë moti do të ketë në Kosovë në javën e ardhshme.
Gjatë kësaj periudhe kohore vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave relativisht të ngrohta të ajrit dhe fushave barike të paqëndrueshme dhe jostabile.
Pjesa e parë e ditës së hënë parashihet të jetë me diell dhe temperatura të larta të cilat do të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Pasdite pritet të paraqiten vranësirat e dendura dhe të çrregullta të cilat nuk do të jenë stabile dhe si pasojë parashihet të ketë reshje shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh, të cilat fillimisht do ta përfshijnë pjesën veriperendimore të vendit dhe gjatë orëve të vona të ditës këto reshje do ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.
Reshje shiu të intensitetit mesatar parashihet të ketë vende-vende edhe ditën e martë.
Në viset malore temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius, kurse në viset e ulëta maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtesi 1-9 m/s.





















