Në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Vranësirat të martën, gjatë natës dhe ditën e mërkurë do të krijojnë kushte që vende-vende të sjellin reshje lokale shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale parashihen të jenë 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.
