Aktuale

Parashikimi i motit për sot

Moti, vranët dhe me shi.

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Shiu do të bie me intensitet mesatar deri të lartë, duke përfshirë tërë territorin e Republikës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja mesatare deri e fortë/FaktePlus