Aktuale

Parashikimi i motit për nesër në Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën do të mbajë mot me diell dhe i qetë.

“Dita e diele do të shoqërohet me mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, kryesisht në pjesën e Dukagjinit dhe jugun e rrafshit të Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë s parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s. Java tjetër paraqitet me kushte tjera meteorologjike”, përfundon njoftimi.