Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mot me diell dhe vranësira të pjesshme do të shoqëroj gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-11 gradë Celsius, derisa të njëjtat në viset malore do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 22-24 gradë Celsius të shtunën dhe 25-27 gradë Celsius ditën e diele .
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare. Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet e lartë mbi vlerat e normales./KosovaPress/