Rajon & Botë

Paraqitje e rrallë publike e Assadit, falë Bajramin në xhami

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka shkuar në xhami në perëndim të vendit për lutjet që shënojnë fundin e Ramazanit.
Assad u lut në xhaminë Sayyida Khadija në qytetin Tartus.

Në një fotografi ai është parë krah kreut të bashkësisë islame në vend.

Kjo është një paraqitje e rrallë e tij jashtë Damaskut që kur nisi lufta në Siri, më shumë se gjashtë vjet më parë.
Vitin e kaluar ai udhëhoqi lutjet e bajramit në qytetin Hama.

Që nga viti 2011 në vend janë vrarë 350.000 civilë.