Aktuale

Parandalimi i radikalizimit, dy ditë do të diskutohet në Kosovë

Misioni i OSBE-së së bashku me Policinë e Kosovës do të mbaj konferencë dy ditore për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, që do të filloj nesër në Prishtinë.

Konferenca do t’i bashkojë përfaqësuesit e agjencive të zbatimit të ligjit, bashkësitë fetare, shoqërinë civile dhe mediat, ku do të shqyrtohen qasjet multidisiplinare në adresimin e kërcënimeve të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në Kosovë.

Sipas një njoftimi të OSBE-së, pjesëmarrësit do të shtjellojnë edhe masat e ndërmarra deri më tani për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ata.

Majori Fatos Makolli, drejtor i drejtorisë kundër terrorizmit pranë Policisë së Kosovës dhe Naim Hoxha, këshilltar për Krim të Organizuar pranë Misionit të OSBE-së në Kosovë, do t’i paraqesin fjalët hyrëse. /KosovaPress/