Aktuale

Parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve, prioritet i ministres Hoxha

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, shpreh shqetësimin e saj, lidhur me dhunën ndaj të miturve dhe fton të gjithë faktorët institucionalë e shoqërorë për zbatimin e ligjit me prioritet, ku cenohen të drejtat e të miturve dhe femrës, por edhe çfarëdo dhune.

“Jam e tronditur nga rasti i dhunës ndaj të miturës në Rahovec. Rasti i tillë shpresojmë të mos përsëritet dhe organet përgjegjëse duhet të marrin vendime për pengimin dhe luftimin e kësaj dukurie, por edhe çfarëdo dhune”, citohet të ketë thënë ministrja Dhurata Hoxha.

“Në kuadër të strategjive multidisiplinare të pengimit, raportimit dhe çrrënjosjes së dukurive negative dhe dhunës ndaj të miturve, Ministria e Drejtësisë do t’i trajtojë me prioritet”, thuhet në një njoftim të MD-së.

Tutje, aty theksohet se kodi i drejtësisë për të mitur, tashmë gjendet në fazën finale të shqyrtimit dhe pritet që këtyre dukurive negative me veprime ligjore, t’u jepet zgjidhje adekuate. /GazetaExpress/.