Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkoi që të respektohen rekomandimet e institucioneve ndaj Coronavirusit, në mënyrë që sipas tij, mos të kthehen masat rigoroze, raporton Ekonomia Online.
Ai në një konferencë për medie tha pandemia nuk ka kaluar ende dhe po rriten numri i të infektuarve.
“Pandemia nuk ka kaluar dhe numri po rritet. Ky rrezik e përmbys punën që kanë bërë profesionistët e mjekët”.
“Ta ruajmë distancën të mbajmë maskat dhe të kujdesemi për higjienën përmes këtyre ne ruajmë jetën dhe ekonominë tonë”.
“Nëse ka përkeqësim të gjendjes institucionet do të detyrohen t’i kthejnë masat”, tha ai.