Rajon & Botë

Paralajmëron Obama: Fati i botës është në rrezik

Presidenti amerikan Barack Obama, i ka bërë thirrje demokratëve të të gjitha përkatësive etnike që të votojnë për Hillary Clinton, duke paralajmëruar se fati i Republikës Amerikane dhe botës, është në rrezik.

Ai tha se kundërshtari i saj republikan Donald Trump, është një kërcënim për të drejtat vështirë të fituara civile, shkruan BBC.

Presidenti Obama  këto komente i ka bërë në një tubim në Karolinën e Veriut.

Trump tha se Obama duhet të ndalet që të bëjë fushatë për Clinton,  dhe të përqëndrohet në drejtimin e vendit, transmeton KosovaPress.

“Në fund të fundit është, askush nuk i dëshiron  edhe katër vjet të tjera të Obamës,” u tha ai përkrahësve në Pensacola të Floridas.

Amerikanët do të votojnë për kandidatin që ata duan të shohin në Shtëpinë e Bardhë të martën e ardhshme, me sondazhet e fundit të cilat tregojnë  ngushtim  të rezultatit.