Nëse nuk implementohet Ligji për Pagat, paralizohet sistemin arsimor Tri sindikatat, ajo e Arsimit, e Shëndetësisë dhe e Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme kanë kërkuar një takim urgjent me krerët e shtetit, duke përfshirë këtu edhe kryetarët e partive, me qëllim që t’i informojnë se cilat do të jenë pasojat e mundshme nëse nuk implementohet Ligji i Pagave.
Ky takim është kërkuar një ditë pas dërgimit të Ligjit për Paga nga Avokati i Popullit në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa takimi sipas tyre duhet të ndodhë më së largu deri në ditën e martë të javës së ardhshme, në të kundërtën pasojat do të jenë të mëdha. Kryetari i SBASHK-ut, i ka thënë Periskopit se uron shumë që kërkesa e tyre të merret seriozisht, sepse nëse nuk merret seriozisht atëherë do të fillojnë telashet e mëdha, madje mund të paralizohet edhe i gjithë sistemi arsimor e shëndetësor në Republikën e Kosovës.
“Si kryetar i SBASHK-ut po them po, nuk jam ai që vendosi por ka mundësi që kjo të ndodhë nëse nuk implementohet ligji për paga, por kjo ju takon këshillit që ta vendosin. Uroj që të mos ndodh kjo, sepse nuk ka pse të ndodh”, tha Jasharaj për Periskopin. E vetmja arsye për të cilën ata kanë kërkuar takim me krerët e shteti sipas Jasharajt është që t’i informojnë për atë çka e pret Arsimin dhe Shëndetësinë në Kosovë, nëse punëtorët e tyre nuk i marrin pagat me ligjin e ri këtë muaj.
“Jemi duke u koordinuar që kemi angazhime të përbashkëta se çfarëqë të bëjmë në të ardhmen dhe ne ashtu siçvendosim bashkë do të veprojmë duke parë që janë ngritur pakënaqësi dhe janë ngritur tensione tek anëtarët që ne i përfaqësojmë, menduam fillimisht që të mos thuhet në të ardhmen që s’kemi ditur sepse nuk jeni takuar me ne, menduam që fillimisht të japim edhe pak hapësirëdialogut, duke shkuar te kryeministri në detyrë, RamushHaradinaj dhe pastaj edhe liderët e partive, edhe të atyre që mendohet se do të jenë në pushtet edhe të atyre që janë në opozitë, për të biseduar me ta për t’i shprehur shqetësimet tona dhe për t’ju treguar se nëse ligji hedhet poshtë dhe nuk fillon zbatimi i tij ne dhjetor, ne mund të kemi telashe në tërë sektorin e Arsimit, Shëndetësisë dhe mund të ketë disa lëvizje edhe në polici. Qëllimi ynë është t’i informojmë e pastaj këshillat drejtuese të këtyre tri Federatave, do të ulen veç e veç dhe do të sjellin vendim”, thotë Jasharaj. Megjithatë, Jasharaj tha se vendimin do ta marrin në koordinim me këshillat drejtues të sindikatave respektive dhe duke përcjellë vendimet e kryetarëve të niveleve komunale.
“Unë si kryetar i SBASHK-ut po them që vendimin që e sjell këshilli drejtues edhe kryetarët e niveleve komunale dhe të Universitetit, duke u bazuar në zërin e mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të arsimit që nga çerdhet e deri në universitet, unë do ta zbatoj sepse e kam për detyrëstatutare dhe do të jem në ballë të çdo vendimi sindikal që ata do të vendosin ta bëjnë. Të bëhem korrekt, nuk mund të prejudikoj, nuk vendosi si individ as nuk vendos kryesia dhe stafi këtu. Atë që do ta vendos Këshilli drejtues duke dëgjuar zërin e atyre që i përfaqëson unë do ta respektoj”, u shpreh Jasharaj.
Asnjëra nga Sindikatat deri më tani nuk kanë marrë përgjigje nga krerët e shtetit, ndërsa Jasharaj thotë se shpreson se ata nuk do tu ikin përgjegjësive të tyre.
“Deri në këto momente sa jam duke folur me ju nuk kemi marrë përgjigje as pozitive e as negative në lidhje me ftesën e që e kemi bërë. Por, nëse ata duan të ikin përgjegjësive duke thënë se nuk është kompetencë e këtij e kompetencë e atij, atëherë do të mblidhen këshillat drejtues dhe do të vendosin si të procedohet tutje. Uroj që krerët e shtetit t’i marrin shqetësimet tona si shumë serioze sepse po them mund të ndodhin gjëra që nuk i pëlqejnë askujt, mund të ndodhin greva, deshtëm apo s’deshtëm ne”, u shpreh Jasharaj. /Front Online/