Instituti Hidrometeorologjik edhe sot ka njoftuar se në territorin e Maqedonisë, pasdite do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut, të cilat do të jenë të shoqëruar nga stuhitë e forta.
Së pari do të preken pjesët perëndimore dhe pastaj më vonë në mbrëmje, do të zgjerohet në pjesët qendrore dhe verilindore të Maqedonisë, njofton TetovaSot.
Pritet që vendi të përfshihet nga stuhia lokale dhe me shi të dendur, veçanërisht në pjesët perëndimore.
Shirat do të vazhdojë gjatë gjithë natës.