Aktuale

Paralajmëron AAK për Demarkacionin: Marrëveshjen mund ta kthejmë në pikën zero

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi ka folur për marrëveshjen e re të arritur mbrëmë.

Ai ka thënë para fillimit të seancës se pikat e marrëveshjes janë ndryshuar, për çka nuk pajtohet AAK-ja.

“Ata e kanë ndryshu renditjen dhe pikat, simbolikat kanë rëndësi nganjëherë. Prandaj, teksti duhet të jetë si ka qenë”, ka thënë Isufi.

Ai ka thënë se do të konsultohet me LDK-në dhe do të shohin se si do të veprojnë më tutje.

I pyetur se a ka mundësi që kjo marrëveshje të kthehet në pikën zero, Isufi ka thënë se do të ketë konsultime për këtë çështje.