Simptomat e sulmit të zemrës përfshijnë dhimbjen e gjoksit, dhimbjen në krah dhe djersitjen e tepërt.
Megjithatë, simptomat variojnë nga një person në tjetrin, për shkak të organizmit të ndryshëm, transmeton lajmi.net.
Sulmet në zemër janë një emergjencë serioze mjekësore dhe kërkojnë trajtim të menjëhershëm, siaps NHS.
Gjendja, e cila njihet edhe si infarkt miokardi, shkaktohet nga bllokimet e enëve të gjakut.
Zbehtësia ose ndjenja sikur po iu bie të fikët, mund të jenë një paralajmërim i hershëm i një sulmi në zemër, sipas Bayer Aspirin, kardiolog.
Këto ndjesi gjithashtu mund t’iu shpien në një ndjesi dërrmuese të ankthit, paralajmëroi kardiologu.
“Nëse dhimbja juaj është e ngjashme me urthin, por duket më e keqe ose ndryshe nga ajo që zakonisht përjetoni, duhet të merrni ndihmë urgjente”, rekomandoi Aspirin. /Lajmi.net/