Numri i të infektuarve nga COVID-19 është shtuar në Kosovë. qytetarëve po iu kërkohet që të mbajnë maska dhe distancë për mbrojtje nga ky virus, por megjithatë një gjë e tillë nuk po ndodhë.
E ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar qytetarët që nëse nuk respektojnë masat ndaj Koronavirusit, atëherë do të veprojnë me forcën e ligjit.
Postimi i plotë i ministrit Zemaj:
Do të veprojmë me forcën e ligjit!
Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër Covid-19.
Rekomandimet parandaluese për Covid-19 të IKSHPK përfshijnë 22 masa të veçanta, që patjetër duhet të respektohen.
Pikërëndesë kryesore është se BARTJA E MASKAVE TË JETË OBLIGATIVE.
Masa të tjera të veçanta që parashihen janë edhe: distanca fizike, dezinfektimi, ajrosja e lokaleve, higjiena, dhe masa të tjera të detajuara për punonjësit, zyrat, institucionet dhe bizneset.
Inspektorët përkatës në terren çdo ditë do të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe do të merren masa përgjegjëse në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.
Çdo shkelje e rregullave nga kushdo qoftë që do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.
Dhe do të merr përgjigjen ligjore.