Në sheshet e Prishtinës ka nisur parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Trupat e FSK-së sot për herë të parë parakalojnë si Ushtri e Kosovës, përcjell lajmi.net.
Kjo ceremoni po zhvillohet për nder të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Parakalimi ka nisur nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe pritet të përfundoj në sheshin ‘Ibrahim Rugova’. /Lajmi.net/