Acapulco, vendi që dikur u quajt Parajsë, sot është shndërruar në ferr për shkak të vrasjeve të shumta që bëhen çdo ditë aty
Në bregdetin e Paqësorit të Meksikës, kaosi ka kapluar përditshmërinë e vendasve. Vitet e fundit ky vend është shndërruar në vend të përgjakshëm, duke u radhitur kështu edhe njëri ndër vendet më të rrezikshme në botë, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Express.
Fotografitë tregojnë tmerrin që vendasit ballafaqohen çdo ditë. Tanimë në Acapulco është normale të shohësh trupa të vdekur e të masakruar në tokë nga bandat e e drogës.
Në vitin 2015 janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 170 vrasje në vendin me 810 mijë banorë.
















