Në një shkollë të mesme në Komunën e Obiliqit mësojnë bashkërisht nxënës shqiptarë dhe serbë. Paradite nxënësit serbë mësojnë që Kosova është pjesë e Serbisë, ndërsa pasdite nxënësit shqiptarë mësojnë që Kosova është e pavarur.
Nxënësit serbë marrin mësime nga historia e Obiliqit dhe Karagjorgje, ndërsa shqiptarët për UCK-në , shkruan “Telegraf’’, transmeton arbresh.info.
I njëjti objekt gjithashtu ka dy emra. Nxënësit serbë e quajnë shkolla e mesme “Dositelj Obradovic”, ndërsa ata shqiptarë “Fazli Grajçevci”.
Shkolla po ashtu ka dy drejtorë. Ai serb është Igor Maksimovic, ndërsa drejtoresha shqiptare Mevlude Grajqevci. Dy drejtorë t nuk i përzihen në punë njëri tjetrit edhe pse ndajnë të njëjtën zyrë.
“Nuk ka nevojë të përzihemi. Ata mësojnë të veten ne tonat. I ndajmë të gjitha bashkë, klasat, burimet e mësimdhënies dhe gjithçka tjetër. Megjithatë, ne kemi ditarët dhe plan programet e ndryshme të punës. Ne mësojmë versionin e historisë sikur nxënë sit në Serbi, ndërsa shqiptarët mësojnë se Serbia është vetëm një tokë fqinje që nuk pranohet dhe se UÇK-ja është ajo që e ka sjellë lirinë në Kosovë”, ka thënë Maksimovic.
Studentët e përkatësisë etnike shqiptare dhe serbe nuk marrin pjesë në aktivitetet e përbashkëta shkollore dhe as nuk konkurrojnë në turnetë e shkollës.
“Ndonjëherë nxënësit ptakohen në oborrin e shkollës ose në mjediset sportive pranë shkollës, dhe këtë fundjavë, rrallë për ditë pune”, thotë Maksimoviç, duke shtuar se nuk ka patur probleme deri tani./Arbresh.info/