Gjykata Themelore e Kumanovës, ka caktuar 8 ditë paraburgim për Luan Kadrijin, 21 vjeç nga fshati Sllupçan i Likovës, i dyshuar për heqjen e flamurit të Maqedonisë ditë më parë në Kumanovë dhe vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar.
Për të dyshuarin tjetër 17-vjeçarin LL.S, po ashtu nga Sllupçani, Gjykata Themelore e Kumanovës ka përcaktuar masë për heqje lirie.
Dy të rinjtë e lartpërmendur dyshohen se ditë më parë në Kumanovë kanë ulur flamurin shtetëror nga shtiza, ndërsa kanë vendosur flamurin kombëtar
Dy të rinjët akuzohen me veprën penale, urrejtje ndëretnike dhe pengim ndaj personit zyrtarë.
Po ashtu, policia është në ndjekje edhe të dy të personave tjerë, për siç thuhet, të përfshirë në të njëjtin rast./Alsat-M/