Aktuale

Para të falsifikuara qarkullojnë sërish në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një punonjëse e një banke ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një filiale të bankës, nga një i dyshuar ka pranuar një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë. Policia thotë se është duke u marrë me hetimet./KosovaPress/