Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e seancës së radhës gjyqësore ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Fotoreporteri i Indeksonline ka treguar se tashmë gjykata e Colmarit të Francës ku do të mbahet seanca është rrethuar nga forca të shumta policore.
Derisa për ta mbështetur Haradinajn kanë shkuar edhe shumë shqiptarë, të cilët po kërkojnë lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit Haradinaj.