Policia e Kosovës ka identifikuar një të dyshuar i cili më 18 maj të vitit të kaluar kishte lënë një pistoletë me fishekë në stacionin e autobusëve në Malishevë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./KosovaPress/