Aktuale

Para katër viteve u takuan Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç

Katër vite më parë në Bruksel, u takuan për herë të parë kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, i cili takim hapi rrugën për vazhdimin e bisedimeve mes dy vendeve.

Më 19 tetor 2012 u takuan dy personat që shiheshin si armiqtë e përbetuar të Ballkanit, Hashim Thaçi ish-shef i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe Ivica Daçiç pasuesi i kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Takimi u ndërmjetësua nga shefja për politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Ashton.

Pas takimit, Ashton pati deklaruar se takimi ishte pozitiv dhe konstruktiv, me qëllimin për të përmirësuar jetën e popujve, duke i afruar kështu Kosovën dhe Serbinë më pranë Bashkimit Evropian.

Takimi u komentua edhe nga lideri i LSI-së, Ilir Meta, i cili theskoi se në Bruksel ka ndodhur diçka që nuk e mendonte se do të ndodhte.

“Sot në Bruksel ka ndodhur diçka që se mendoja. Se mendoja që Thaçi udhëheqës i UÇK të takohej me kryeministrin e Serbisë pasuesin e atij që udhëhoqi gjenocidin në Kosovë. Kjo që mund të konsiderohet si krejtësisht e pamundur, ndodhi sepse pavarësisht nga e kaluara, pasi drejtuesit janë të tillë për të marrë përgjegjësi, ata takohen për të ardhmen evropiane”, ka theksuar Mata.