ShowBiz

Para aksidentit fatal, menaxheri i këngëtarit Azet u argëtua në një nga klubet e Prishtinës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Në aksidentin që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj mbeti i vdekur Sefa Kaya, shtetas zviceran, shkruan lajmi.net.

Viktima ishte njëherësh menaxheri i këngëtarit të njohur kosovar, Azet dhe këto ditë po qëndronte në Prishtinë.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajoni e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në automjetin e aksidentuar, në momentin kur ka arritë policia ka qenë një person (ngasësi) dhe aty janë gjetur dokumentet me inicialet që ne i kemi përcjellë te ju. Mirëpo gjatë hetimit të rastit, është konstatuar se dokumentet personale të gjetura në automjet nuk ishin të viktimës. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj dhe me qëllim të njoftimit të drejtë, po përcjellim te ju të dhënat e viktimës që hjumbi jetën sot në aksident. S. K mashkull 25 vjeç, shtetas i Zvicrës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Para se të ndodhte aksidenti, menaxheri i Azet ishte argëtuar në një nga klubet e Prishtinës, nga ku edhe publikoi fotografi në rrjete sociale. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli