Ekonomi

Papunësia në eurozonë në nivelin 10,1 për qind

Papunësia regjistrohet në kuota të qëndrueshme në muajin gusht në eurozonë me 10,1 për qind duke shënuar nivelin më të ulët të arritur që nga korriku i 2011, njoftoi sot zyra evropiane e statistikave, Eurostat.

Kjo shifër përputhet me parashikimet e analistëve të anketuar nga ofruesi i shërbimeve financiare Factset.

Një pabarazi e ndjeshme shënohet në mesin e vendeve që kanë miratuar monedhën e përbashkët.

Gjermania, ekonomia e parë në zonën euro publikoi nivelin më të ulët të papunësisë në muajin gusht, 4,2 për qind.

Nga ana tjetër, norma më e lartë e papunësisë u regjistrua sërish në Greqi (23,4 për qind në qershor 2016, sipas të dhënave të fundit në dispozicion) dhe në Spanjë (19,5 për qind). Franca e ka përcaktuar pak më pak se mesatarja me një normë prej 10,5 për qind.