Georgina Rodriguez thuhet se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë derisa është në pritje të fëmijës së parë.
E dashura e Cristiano Ronaldos ka filluar të përshtatet për mrekulli në rolin e nënës, pasi po kalon shumë kohë me djalin e madh të futbollistit, Cristano Junior.
Të mërkurën ajo është fotografuar në Madrid së bashku me djalin shtatëvjeçar të superyllit portugez të Real Madridit.
Fotografët kanë arritur të kapin barkun e fryrë të bukuroshes, e cila ishte veshur thjeshtë.