Rajon & Botë

Papa: Sot ekziston një luftë globale për ta shkatërruar martesën

Papa Françesku ka paralajmëruar se teoria gjinore është pjesë e një lufte globale kundër martesës tradicionale dhe familjes.

“Ju përmendet një armik të madh të martesës: teorinë gjinore,” tha Papa Françesku, duke iu përgjigjur një pyetje gjatë një takimi të katolikëve dje në Gjeorgji, transmeton Express.

Papa shtoi: “Sot, ekziston një luftë globale për ta shkatërruar martesën.”

Ai tha she kjo luftë nuk është luftë me armë, por me ide.

“Jo [luftë] me armë, por me ide… duhet ta mbrojmë veten nga kolonizimet ideologjike,” shtoi ai.

Teoria gjinore është në përgjithësi koncept se përderisa një person mund të jetë mashkull apo femër bioligjikisht, ai person ka të drejtë ta identifikojë veten si mashkull, si femër, të dyja, apo asnjërën./Express/