Kuriozitete

Papa Françesku thotë se gratë kurrë s’do të mund të bëhen priftëresha katolike

Papa Franceçsku e ka hedhur poshtë mundësinë që një grua të shërbejë si priftëreshë në një kishë katolike romane.

Kjo deklaratë nuk përbën ndryshim në qëndrimin e Papës argjentinas, i cili gjithmonë ka thënë se gratë e kanë derën e mbyllur për t’u shuguruar si priftëresha, transmeton Express.

Por, kur Papa u pyet dhe më pas iu bë presion rreth kësaj çështje nga një gazetar suedez, gjatë një konference për media në bordin e avionit të vet, Françesku sugjeroi se ndalesa do të jetë e përjetshme.

“Papa Gjon Pali II e ka thënë fjalën e fundit shumë qartë për këtë çështje, dhe fjala e tij qëndron,” tha Françesku në përgjigjen e tij të parë, duke iu referuar dokumentit të vitit 1994, i cili thekson se gratë asnjëherë nuk mund të bëhen priftëresha.

“Por, asnjëherë, asnjëherë? Kurrë në jetë, kurrë?” pyeti gazetari, gjersa Papa kthehej nga Suedia në Romë të martën.

Françesku u përgjigj: “Nëse e lexojmë me kujdes deklaratën e Gjon Palit II, atëherë ashtu do të jetë.”/Express/