Papa Françesku ka arritur në Myanmar në vizitën e parë papale në vend që këtë vit është akuzuar gjerësisht për spastrim etnik.
Fokusi ka gjasa të jetë nëse ai përdor termin “Rohingya” për të përshkruar pakicën muslimane të vendit.Zyrtarët e Myanmar e hedhin poshtë me forcë këtë term, duke ngritur shqetësime se mund të shkaktojë një dhunë të mundshme nëse ai përdor një gjë të tillë.
Ai në agjendën e tij ka të planifikuar të takojë udhëheqësin de facto të Myanmarit Aung San Suu Kyi dhe kreun e ushtrisë së vendit.
Papa pastaj do të vizitojë Bangladeshin dhe do të takohet me një grup të vogël refugjatësh Rohingya atje me një gjest simbolik.Papa 80-vjeçar është bërë i njohur për pikëpamjet e tij të moderuara dhe gatishmërinë për të denoncuar padrejtësitë globale.