Papa Françesku deklaroi sot se samiti G20 në Hamburg “është shqetësues” për shkak të “aleancave shumë të rrezikshme” potenciale ndërmjet liderëve botërorë, sidomos sa i përket pasojave të dëmshme për migrantët.
“Shqetësohem për shkak të aleancave tepër të rrezikshme ndërmjet fuqive, të cilat kanë versionin e shtrembëruar të botës: Amerika dhe Rusia, Kina dhe Koreja Veriore, Putin dhe Assad për shkak të luftës në Siri”, ka thënë papa në një intervistë për gazetën italiane “Republika”, transmeton AFP.