Akoma vazhdojnë dëmet shkatërruese të uraganit monstruoz Irma.
Teksa goditi Floridën, një ngjarje e habitshme ka shkaktuar panik te banorët shkruan Albeu.com.
Një fotograf nga Michigani ka postuar nj fotografi në rrjetin social Twitter ku duket një peshkaqen që noton në ujërat e sjella nga përmbytja në një autostradë.
“Një peshkaqen po shëtit këtu në rrugë, Është çmenduri” ka shkruar fotografi.Imazhi u shpërnda më shumë se 5.400 herë dhe u pëlqye 12.000 herë më shumë.
Teksa njerëzit tregonin sesa të frikësuar ishin u desh që të tregohej se në fakt ai peshkaqen ishte thjesht fryt i një fotoshopi profesional.
Në galerinë më lart mund të shihni edhe fotografinë origjinale. /albeu.com/