Aktuale

PAN tregon se kur merr pjesë në seancë

Koalicion PAN nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë pjesëmarrës në seancën e javës së ardhshme nëse e njëjta caktohet të mbahet, me kushtet e tyre të cilat i bënë të ditura në takimin e djeshëm konsultativ me shefat e grupeve parlamentare.Ndërkaq seanca e sotme u mbyll nga kryesuesi i Kuvendit për shkak se nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për ta vazhduar atë.

Enver Hoxhaj nga PDK thotë se qëndrojnë pas asaj që i kanë thënë rreth seancës.Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se do të bëhen pjesë e seancës vetëm sipas atyre që i kanë bërë tashmë të ditura.Deputetë të koalicionit PAN kanë kërkuar ditën e djeshme që të mërkurën e ardhshme të mbahet edhe një takim tjetër konsultativ dhe vetëm atëherë edhe të caktohet seanca.Për këtë zëvendëskryetari i PDK-së Enver Hoxhaj tha se qëndrimi i tyre është dhënë dhe asgjë nuk ka ndryshuar nga ajo.“… Dje e kemi thënë qëndrimi tonë dhe asgjë nuk ka ndryshuar që nga dje”, është shprehur Hoxhaj për Express.Seanca e thirrur për sot, e cila filloi në orën 10:00, zgjati vetëm pak minuta, pasi PAN e ka bojkotuar pjesëmarrjen e tyre me arsyetimin se vendimi për mbajtjen e seancës është bërë njëanshëm.

Nga ana tjetër, zyrtarë të LAA i kanë bërë thirrje koalicionit PAN që të bëhen pjesë e seancës duke e propozuar edhe kandiatin e tyre për Kryeparlamentar. Vetëvendosje ka kërkuar nga PAN që të nxjerr në votim një kandidat për kryeparlamentar por ai të mos jetë Kadri Veseli.Pas përmbylljes së seancës se sotme, kryesuesi i Kuvendit Adem Mikullvoci tha se do të bëhet e ditur edhe data tjetër për mbajtjen e seancës së radhës.