Kuriozitete

Pamjet që shfaqin për herë të parë një pinguin krejtësisht të zi

Një pinguin shumë i rrallë, i cili pothuajse është i mbuluar plotësisht në pendë, është parë midis një kolone të pinguinëve të tjerë në Antarktik.
Pamjet tregojnë se pinguini qëndron në mesin e qindra të tjerëve me kokë të zezë të dallueshme, transmeton lajmi.net.

Ndryshe nga homologët e saj, krijesa e rrallë nuk ka një bërryl të bardhë – rezultat i një mutacioni të rrallë gjenetik të quajtur melanizëm.

Pamja u kap nga programet e BBC-së, të cilët thonë se kjo mund të jetë hera e parë që dikush të ketë dokumentuar në pamje një pinguin të zi në perandorinë e këtyre të fundit.

Melanizmi, zhvillimi i një pigmenti me ngjyrë të errët, është një mutacion gjerësisht i njohur në mbretërinë e kafshëve. /Lajmi.net/