Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti tashmë edhe zyrtarisht është akomoduar në zyrën e tij në objektin e Qeverisë.
Kurti ka pranuar detyrën e re me ceremoni shtetërore nga zv.kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli e jo nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, raporton FaktePlus.
Kjo për shkak se Haradinaj gjendet jashtë vendit.
Kurti u votua për kryeministër më 66 vota pro, asnjë kundër dhe dhjetë abstenime./FaktePlus