Rajon & Botë

Pamje tronditëse nga sulmi në kazino të Las Vegasit (Video)

Një person i armatosur i veshur me një maskë të derrit thuhet se ka hapur zjarr në një hotel në Las Vegas.

Mysafirët dhe turistët shihen përmes një videoje duke u larguar të tmerruar nga hoteli, në të njëjtën kohë dëgjohen edhe të shtënat me armë, transmeton Gazeta Express.

Në këtë video të publikuar nga mediat ndërkombëtare, turma e njerëzve shihet duke u larguar nga vendi në panik dhe të tronditur. Disa prej tyre fshihen edhe nën tavolinat e kazinosë.