Presidenti i Filipines, Rodrigo Duterte , erdhi në pushtet këtë vit pas premtimeve se do të luftonte krimin me çdo mjet, dhe pasi u zgjodh president, u bëri thirrje qytetarëve që vetë t’i vrasin personat e varur nga droga.
Rodrigo Duterte, i mbiquajtur edhe “Ndëshkuesi’, deklaroi se do t’i vrasë vetë trafikantët e drogës, duke ua hedhur trupin në det.
Por, pas thirrjes së tij ndaj qytetarëve, që të dalin dhe të vrasin ‘drogaxhinjtë’, në vend kanë nisur të shihen pamje të tilla tmerruese.
Bëhet fjalë për trafikantë dhe të varur ndaj drogës, të masakruar në rrugë, ndërsa mbi trup kanë shënimin: ‘Unë jam drogaxhi’.
Që kur erdhi në pushtet Duterte, policia ka vrarë 110 të dyshuar për trafik droge.
Avokatët për të drejta e njeriut janë të shqetësuar nga kjo valë brutale e luftës ndaj krimit në këtë vend.









