Së paku një person ka humbur jetën, ndërsa më shumë se 30 të tjerë kanë pësuar lëndime nga një tërmet që mbrëmë kishte goditur Kinën, përcjellin mediet e atjeshme.
Siç shkruan CCTV, dy persona të lënduar janë në gjendje kritike, ndërsa nga dridhjet janë shkatërruar më shumë se 17 shtëpi, ndërsa më shumë se 200 kanë pësuar dëmtime.
Ekipet e krizave menjëherë kanë reaguar dhe po kërkojnë për të lënduar të mundshëm.
Epiqendra e tërmetit ka qenë një thellësi prej 10 kilometrave të provincës Seçuan dhe tërmeti ka qenë 5,4 ballë.