Indeksonline ka raportuar dje për një plaçkitje para një institucioni financiar në Prishtinë.
Portali ynë ka siguruar edhe disa pamje të reja ku shihen në mënyrë më të detajuar vjedhja nga hajnat me maska.
Në videon më poshtë shihet qartë se si kombi (me para) lëvizë dhe pastaj të dyshuarit me maska dhe kallashnikov organizojnë këtë vjedhje spektakulare në pikë të ditës.
Vlen të theksohet se rasti ka ndodhur derisa personat zyrtarë ishin në vendin e punës në njërin prej selive qendrore të bankës “Pro Credit”. /Indeksonline/