Televizioni shtetëror sirian ka publikuar pamjet e para të sulmit raketor nga SHBA ndaj bazës ushtarake ajrore Shoyrat në Siri, transmeton TetovaSot.
Nga pamjet që janë publikuar në rrjetin social në Twitter shihet edhe momenti kur goditet baza ajore siriane, që sipas ushtrisë amerikane janë lansuar gjithsejt 59 raketa Tomahawk me precizitet të lartë.
Presidenti amerikan Donald Tramp u bëri thirrje “të gjitha shteteve të civilizuar” t’i bashkëngjiten SHBA-së që t’u jepet fund gjakderdhjeve në Siri.
Sulmi është mirëpritur nga shumica e vendeve perëndimore dhe Turqia, ndërkohë që kundër janë rreshtuar Moska, dhe Irani.
Marina amerikane e Mesdheut ka goditur 56 herë, me raketa “Tomahawk”, aeroportin ushtarak dhe zonën ku u përdorën armët kimike./TetovaSot/
#Syria State TV broadcasts amateur footage of the #Shoayrat airbase airstrikes shot during and after #syriaairstrikes pic.twitter.com/aXkltNvTpZ
— Riam Dalati (@Dalatrm) April 7, 2017
Pro-regime FB page publishes footage what it says "Strikes against #Shoayrat Airbase" #Syria #Homs #SyriaGasAttack pic.twitter.com/py3pNtM9hh
— Riam Dalati (@Dalatrm) April 7, 2017