Aktuale

Pamje që zbulojnë shtëpitë e Jasharëve, pas betejës me serbët 22 vjet më parë

22 vjet më parë në Prekaz u zhvillua njëra ndër betejat më të mëdha kundër UÇK-së nga agresori serb.

Synimi i forcave armike ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, dhe e familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që kjo familje po ia bënte regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Kështu, në datat 5, 6 dhe 7 mars, u sulmua familja e Jasharëve ku mbetën të vrarë 55 persona, nga ta 22 ishin fëmijë.  

Pas kësaj beteje gjithçka u rrënua… gjithçka dukej shkret.

Këto pamje zbulojnë se si mbetën shtëpitë e Jasharëve, pas betejës e cila u zhvillua 22 vjet më parë, shkruan Indeksonline.

Atij sulmi i kishte mbijetuar vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia kishte dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethina dhe kishte arritur t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila e kishte parë dhe përjetuar tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.

Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.