Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës gjenden momentalisht në kufirin me Serbinë të cilët po parandalojnë hyrjen e zyrtarëve serb në Kosovë. “Gazeta Blic”, ka siguruar një foto ku shihen disa anëtarë nga Policia e Kosovës, të cilët janë duke e kryer punën e tyre.
Policia më herët bëri të ditur se në kuadër të autorizimeve dhe kompetencave ligjore ka ndërmarrë veprime në drejtim të dislokimit të njësive përgjegjëse në terren në pjesën veriore të Kosovës me qëllim të zbatimit të vendimit të qeverisë për t’i ndaluar hyrjen në Kosovë dy zyrtarëve të lartë të qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin dhe Marko Gjuriq.