Aktuale

Pamje nga vendi ku u vra 27 vjeçari /FOTO-VIDEO

Një 27 vjeçar është vrarë rreth orës 12:00 në Prishtinë.

Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, ka ndodhur një vrasje, raporton lajmi.net

Sipas Policisë, fillimisht ishte raportuar për një plagosje, por për shkak të plagëve të marra viktima nuk ka mundur të mbijetojë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar. I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë.

Sipas Policisë, viktima është A.J, i moshës 27-vjeçare. Vdekjen e viktimës :

Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli