Aktuale

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti fatal në Durrës (Foto)

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. 

Ngjarja e rëndë u shënua në afërsi të Sukthit rreth orës 4:15 minuta të mëngjesit të ditë së sotme.

Nga aksidenti kanë mbetur të vdekur katër persona, tre vajza dhe një djalë. Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me mjete të ndryshme, ku makina me të cilën udhëtonte djali ka qenë me shpejtësi të madhe dhe në krahë të kundërt. Përplasja ka qenë aq e fortë se pasojat kanë qenë fatale.

Polica e Durrësit ka dhënë edhe informacionet parapake nga aksidenti, ku sipas saj dy nga viktimat vajza janë drejtuesja e mjetit G.SH 23 vjeçe nga Saranda dhe pasagjerja I.B. 33 vjeçe, banuese në Tiranë. Ndërsa nuk është identifikuar ende vajza tjetër pasagjere.

Siç shihet edhe në foto, përplasja ka qenë aq e fortë sa makinat janë shkatërruar plotësisht. Vendi ku ndodhi aksidenti i ngjan një vendi ku mund të ketë rënë bombë./GazetaExpress/