Qindra persona mbrëmë kanë kaluar natën nën qiellin e hapur në Durrës.
Banorët e prekur nga tërmeti nuk kanë pasur zgjidhje tjetër pos që nata të kalohet jashtë shtëpive të tyre.
Fshati Thumana ishte më i prekuri nga tërmeti i 26 nëntorit me 6.3 ballë. Atje u shkatërruan shumë shtëpi e pallate, ku në mes tjerash mbetën dhjetra persona të vdekur.
Ekipet e urgjencës kanë vendosur tenda të shumta të cilat janë vënë nën dispozicionin e banorëve.
FaktePlus është duke qëndruar edhe sot në Shqipëri për të përcjellur nga afër ngjarjet.
Për më shumë shihni këto tenda ku tashmë janë duke u vendosur banorët e prekur nga tërmeti/FaktePlus























