Rajon & Botë

Pamje nga rrëzimi i aeroplanit me 47 persona në bord në Pakistan (Video/Foto)

Një aeroplan i Linjës Ajrore Ndërkombëtare të Pakistanit është rrëzuar sot me 47 persona në bord, në rrugë prej qytetit Chitral drejt Islamabadit, autoritetet e aviacionit kanë raportuar.

“Një aeroplan është rrëzuar dhe vendorët na kanë njoftuar se është kapluar nga flaka,” ka thënë Saeed Wazir, zyrtar i lartë policor, transmeton Express.

Ai ka njoftuar se policia dhe ekipet e shpëtimit janë duke shkuar në vend të ngjarjes.

Më herët u raportuar se aeroplani kishte 40 persona në bord./Express/

Klini në këtë link për ta parë videon: https://www.geo.tv/latest/1229…